Daniela Koleva: Nuk përjashtohet mundësia me BDI-në të dilet së bashku në zgjedhje
E pyetur se cilët janë gjasat që LSDM-ja, të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deputetja e LSDM-së, Daniela Koleva, tha se nga ajo që mund të shihet definitivisht shanset janë të mëdha.
“Ne 4 vite po mbijetojmë në një koalicion të gjërë dhe të madh i cili ndan vlera të njëjta evropiane. Ne çdoherë kemi gjetur mënyrë edhe përkundër kërkesave të ndryshme, mendimeve të ndryshme për ndonjë ligj, masë, kemi gjetur mënyrë për të zbatuar politikat tona të përbashkëta dhe sërish koalicioni të mbijetojë aq shumë kohë”, deklaroi deputetja Koleva, raporton SHENJA.
Ajo tha se këto zgjedhje do të tregojnë se cili koalicion është për integrime dhe ofron vlera evropiane dhe kush është ai koalicion që vazhdimisht bllokon, mohon dhe manipulon me qytetarët.
Sa i përket shkuarja në zgjedhje bashkë me BDI-në, deputetja Koleva tha se bashkëpunimi i deritanishëm dëshmon se mund të ndodh që këto parti të dalin së bashku në zgjedhje.