(VIDEO) Pendarovski: Korrupsioni është bërë mënyrë jetese për shumë njerëz në shtet

(VIDEO) Pendarovski: Korrupsioni është bërë mënyrë jetese për shumë njerëz në shtet

Aty ku nuk sundon ligji, sundojnë paratë. Kështu u shpreh shefi i shtetit Stevo Pendarovski, duke ju referuar vërejtjes së Komisionit Evropian se në fushën e sundimit të ligjit, vendi nuk kishte përparim. Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian me temë “Vlerat themelore sociale për të ardhmen evropiane”, Pendarovski tha se në mënyrë evidente tek ne flitet në gjuhën e korrupsionit. Por, siç shtoi, në fund të ditës përgjigjen ata që kanë gabuar para ligjit, por “nuk kanë me çfarë të tregtojnë”, që ta blejnë lirinë e tyre.

Stevo Pendarovski, president

“Për fat të keq, shumë dyer hapen dhe shumë sherbime bëhen të qasshme për ato që e kuptojnë gjuhën e korrupsionit. Për dallim prej atyre, ata që nuk janë pjesë e këtij zinxhiri, shpesh herë diskriminohen, sepse nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre dhe të marrin ato shërbime që u takojnë me ligj. Kurse, shumë të rinjë që nuk mund të përparojnë në bazë të njohurive të tyre, kualifikimeve dhe aftësive, gjegjësisht ikin nga vendi”.

Lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, sipas euroambasadorit Dejvid Gir, janë thelbi i përparimir të RMV-së drejtë Unionit. Por , këtu sipas Gir, sistemi po lejon pandëshkueshmërinë.

Dejvid Gir, ambasador i BE-së

“Mungesa e një sistemi efektiv dhe të pavarur të sundimit të ligjit i lë keqpërdorimet të pandëshkuara, të drejtat të pa respektuara, pabarazia rritet, konkurrenca për inovacione ndalet dhe më e keqja nga të gjitha, qytetarët janë gjithnjë e më cinikë dhe rezistues ndaj institucioneve dhe nuk shohin mundësinë e ndryshimit”.

Ndërkaq, në vargun e kitikave dhe vërejtjeve serioze sidomos për korrupsionin e vendit nga parafolësit, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane Arbër Ademi, zgjodhi të flas për luftën në Ukrainë dhe ndikimet e saj.

Arbër Ademi, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane

“Nuk mund të mos ndalem tek  ngjarjet aktuale në botë, agresioni rus ndaj Ukrainës, e cila e ndryshoi botën dhe Evropën dhe të gjithë neve. Këto janë kohëra të vështira, që e zgjuan Evropën dhe i ndihmuan të kuptoj se i nevoitet unitet më i madh”.

Përndryshe, në raportin e fundit të Komisionit Evropian, vërejtjet më të mëdha koncentroheshin në nivelin shqetësues të korrupsionit në vend dhe tek mos përpaimi i vendit në sundimin i ligjit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING