Vriten 10 ushtarë izraelitë në veri të Gazës, përfshirë 5 oficerë

Vriten 10 ushtarë izraelitë në veri të Gazës, përfshirë 5 oficerë

MARKETING

Në përleshjet në veri të Gazës janë vrarë 10 ushtarë izraelitë,

MARKETING

Sample Image

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se ka arritur në 113 numri i ushtarëve të vrarë në konfliktin në Rripin e Gazës dhe se numri i ushtarëve të vrarë që nga 7 tetori e deri më tani është 442.

Televizioni shtetëror izraelit KAN njoftoi se 5 nga 10 ushtarët e vrarë në veri të Gazës janë oficerë.

Ushtria izraelite më parë kishte njoftuar se që nga 7 tetori kur nisën sulmet e tyre në Rripin e Gazës 434 ushtarë të saj ishin vrarë, ku 105 prej tyre gjatë procesit të pushtimit tokësor.

Theksohet se numri i ushtarëve të plagosur izraelitë deri më tani ka arritur në 1.687 ndërsa 263 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

MARKETING