Asambleja e OKB-së voton rezolutën për Gazën, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër

Asambleja e OKB-së voton rezolutën për Gazën, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi në favor të një rezolute për të kërkuar një armëpushim humanitar në Gaza. Ishin 23 shtete anëtare që abstenuan, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli votuan kundër miratimit të rezolutës.

Ishin 23 shtete anëtare që abstenuan, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli votuan kundër miratimit të rezolutës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi në favor të një rezolute për të kërkuar një armëpushim humanitar në Gaza. Ishin 23 shtete anëtare që abstenuan, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli votuan kundër miratimit të rezolutës.

Një rezolutë e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme nuk është detyruese dhe ka më pak peshë se ato të bëra në Këshillin e Sigurimit, por është një tregues domethënës sesi komuniteti ndërkombëtar e konsideron situatën aktuale. Disa ditë më parë, vetoja e vënë nga SHBA rrëzoi një rezolutë ku kërkohej armëpushim i menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara u kritikuan nga shumë prej vendeve anëtare, ndërsa Izraeli përshëndeti qëndrimin e aleatit më të rëndësishëm.

 

 

MARKETING