QMK: Në 24 orët e fundit 1.666 thirrje në numrin 112 për raste urgjente
Sipas raportit të fundit në Qendrën për Menaxhimin e Krizave janë regjistruar gjithsej 1.666 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112. Thirrje “reale” për raste urgjente ishin 39,50 për qind, ndërsa 60,50 për qind të tjera, të emëruara si “thirrje jo urgjente”, të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve.
Siç informuan mëngjesin e sotëm nga QMK-ja, 46,48 për qind e thirrjeve janë bërë në polici, 45,94 për qind në Ndihmën urgjente mjekësore, ndërsa 3,26 për qind te zjarrfikësit.