Prokuroria konfirmon arrestimin e personit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt – tregon për çka dyshohet

Prokuroria konfirmon arrestimin e personit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt – tregon për çka dyshohet

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se është ndaluar personi i katërt i përfshirë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Me urdhër të prokurorit të rastit është ndaluar i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rëndë, për shkak të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse“, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.

“Brenda afatit ligjor, prokurori do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit“.

Përndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e saj.

MARKETING