Ministri i Arabisë Saudite: Bota nuk është e fokusuar në përfundimin e luftimeve në Gaza

Ministri i Arabisë Saudite: Bota nuk është e fokusuar në përfundimin e luftimeve në Gaza

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan al Saud, deklaroi se duhet t’i jepet fund menjëherë luftimeve në Gaza.

Ai tha gjatë intervistës në Uashington DC se situata aktuale tregon se ndërkombëtarët nuk kanë një prioritet për luftimet që po bëhen nga Izraeli ndaj civilëve në Gaza.

Ndër të tjera ai shtoi se duhet të bëhen më tepër përpjekje për të rritur numrin e ndihmave humanitare që duhet të hyjnë për palestinezët e prekur nga bombardimet që prej 7 tetorit.

“Një nga faktet shqetësuese të këtij konflikti është se përfundimi i konfliktit dhe luftimeve nuk duket të jetë prioriteti kryesor. Ne gjithashtu duhet të shohim një rritje të konsiderueshme të ndihmës humanitare”, tha ministri arab.

Ai theksoi se është e papranueshme që ndihma po kufizohet dhe është kufizuar për shkak të “pengesave burokratike”.

MARKETING