Talat Xhaferi: Do ta kryej me përkushtim më të madh detyrën që më është dhënë
Kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka pranuar vendimin e Kryesisë Qendrore të BDI-së që ai të jetë kryeministër i parë shqiptar. Xhaferi me anë të një video mesazhi tha se do t’i përgjigjet detyrës së re me përgjegjësi.
“Sdo mend që me përgjegjësinë më të madhe do t’i përgjigjem detyrës së re dhe shpresoj të realizohen pritshmëritë e qytetarëve për kryerjen e këtij funksioni. Për mua do të thotë respekt i veçantë dhe besim i veçantë nga organet partiake për të nominuar për kryeministër dhe s’do mend se besoj se me përgjegjësinë më të madhe do të përgjigjem ndaj përgjegjësisë së re e cila më është besuar”, tha Xhaferi.