Osmani pas takimit me Erdoganin: përkushtuar ta forcojmë bashkëpunimin

Osmani pas takimit me Erdoganin: përkushtuar ta forcojmë bashkëpunimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Turqi.

Atje ajo ka bërë të ditur të ketë zhvilluar takim me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, përcjell KlanKosova.tv.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha falënderimin për mbështetjen e Turqisë dhe  angazhimin për paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”, ka shkruar Osmani.

“Ne jemi të përkushtuar për ta vazhduar forcimin e bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona”.

MARKETING