(VIDEO) Një vit nga partneriteti strategjik i “Alkaloidit” me fshatin e fëmijëve SOS

(VIDEO) Një vit nga partneriteti strategjik i “Alkaloidit” me fshatin e fëmijëve SOS

Në vitin kur brendi “Bekutan” festoi 45 vjetorin, Alkaloid nisi bashkëpunimin strategjik me Fshatin e  i Fëmijëve SOS – një organizatë që aktualisht kujdeset për afro 500 fëmijë dhe të rinj në vend që janë pa kujdes prindëror ose janë në rrezik të humbasin prindërit…

Në dhjetor të vitit 2022, njëra prej shtëpive të Fshatit të Fëmijëve SOS, që ndodhet në lagjen Çento, mori emrin “Shtëpia Becutan”, për të cilën kompania u bë ndihmëse dhe mbështetëse kryesore, duke ndërtuar marrëdhënie të sinqerta mes familjes dhe punonjësve të  “Alkaloidit”. Në kuadër të projektit jubilar, kompania ndau mbi 2 milionë denarë të dedikuar për funksionimin e përditshëm të Shtëpisë dhe aktivitetet lidhur me funksionimin e organizatës dhe kujdestarëve.

Drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit drejtues të “Alkaloidit”, Zhivko Mukaetov tha se ata po kujdesen për pesë fëmijë nga mosha pesë deri në trembëdhjetë vjeç.

ZHIVKO MUKAETOV, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ALKALOIDIT

 “Bashkëpunim ose i ashtuquajturi kumbarizëm me Fshatin e Fëmijëve SOS nisi dhjetorin e kaluar, në prag të përvjetorit tonë – 45 vjet nga ekzistenca e brendit për fëmijë ‘Becutan’. Ne kujdesemi për pesë fëmijë nga mosha pesë deri në trembëdhjetë vjeç dhe gjithçka që është e nevojshme për të jetuar atje. Gjatë vitit është ndarë një përqindje e caktuar nga shitjet e koleksionit tonë për fëmijë dhe janë mbledhur më shumë se 2 milionë denarë, të cilët do t’i dhurohen Fshatit të Fëmijëve SOS. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm kalendarik”.

Drejtoresha kombëtare e Fshatit të Fëmijëve SOS, Juliana Nakova-Gapo,  tha se  ndikimi i mbështetjes së Alkaloid shkon përtej ndihmës financiare – mundëson stabilitet dhe zhvillim.

Si pjesë e partneritetit, përveç lehtësimit financiar të kostove aktuale, është ofruar edhe mbështetje e vazhdueshme arsimore për fëmijët dhe ka kontribuar për të lehtësuar aksesin në këshillim dhe trajtim profesional për të kapërcyer sfidat e zhvillimit të fëmijëve në familje.

Përvjetori i parë i këtij bashkëpunimi humanitar u festua edhe përmes ekspozitës me vizatime, të cilat u vizatuan posaçërisht për këtë rast nga fëmijët e fshatit të fëmijëve SOS, me temën “Dashuria është…”, ku secili vizatimi do të shpërblehet nga “Bekutan”, sepse secili nga fëmijët është fitues në misionin e quajtur dashuri! Të gjitha vizatimet e mrekullueshme të fëmijëve do të prezantohen në një pjesë të fushatave të ardhshme të kompanisë “Alkaloid” lidhur me koleksionin e fëmijëve “Becutan”. /SHENJA/

MARKETING