Familjarët i bëjnë thirrje Prokurorisë t’ia lejojnë zhvarrimin e Liridona Ademajt
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij, ka kërkuar nga institucionet që të dielën t’ua mundësojnë zhvarrosjen e kufomës së saj dhe ta rivarrosin atë në fshatin e saj.
Leonardi, përmes një postimi në Facebook, në emër të familjes ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ngushëllua, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që ua kanë dhënë, me rastin e vrasjes së Liridonës.
“Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka shkruar vëllau i Liridonës, Leonardi.
Liridona Ademaj, të premten u varros në fshatin e bashkëshortit të saj, Naim Murselit, në Cërmjan të Gjakovës. Por, pasi Naimi është arrestuar dhe po dyshohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së saj, familja Ademaj, ka kërkuar që kufoma e vajzës së tyre të zhvarroset dhe të varroset në fshatin e tyre në Rracaj të Gjakovës. /Telegrafi/