Shpërthim në një qendër stërvitore në Rusi, të paktën 12 ushtarë të vrarë
Të paktën 12 ushtarë rus u vranë dhe tetë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një qendër stërvitore në jug të Rusisë.
Ushtarët u vranë si pasojë e një shpërthimi aksidental më 3 nëntor, në terrenin stërvitor ushtarak Kuzmin, në rajonin e Rostovit.
Autoritetet ruse kanë nisur një hetim në lidhje me incidentin, raporton themoscowtimes.
Katër nga ushtarët, fillimisht i mbijetuan shpërthimit, por më vonë vdiqën në spital.
Ushtarakët e vrarë thuhet se kanë qenë marinsa nga rajoni Primorye i Lindjes së Largët të Rusisë.
Drejtuesi i flotës ruse të Paqësorit udhëtoi për në terrenin e stërvitjes ushtarake Kuzmin pas shpërthimit vdekjeprurës, por qëllimi i vizitës nuk dihet.
Ndryshe, në rajonin e Rostovit është komanda kryesore për luftën në Ukrainë. /Telegrafi/