Hamasi merr përsipër sulmin e armatosur në Kudsin Perëndimor ku u vranë 3 izraelitë

Hamasi merr përsipër sulmin e armatosur në Kudsin Perëndimor ku u vranë 3 izraelitë

Hamasi njoftoi se autorët e sulmit të armatosur që u krye këtë mëngjes në Kudsin Perëndimor në të cilin humbën jetën 3 izraelitë dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë, janë dy vëllezër anëtarë të Hamasit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga llogaria Telegram e Hamasit, thuhet se ata që kanë kryer sulmin e armatosur në Kudsin Perëndimor janë Murad Nemr (30) dhe Ibrahim Nemr (38) nga rajoni Sur Baher në Kudsin Lindor nën pushtim.

Në deklaratë thuhet se sulmi në fjalë “Është kryer si kundërpërgjigje ndaj masakrave të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës nën bllokadë, për fëmijët e vrarë në Jenin, shkeljet kundër pengjeve palestineze, sulmeve ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe pengesave që vendosen ndaj njerëzve për të kryer adhurim këtu”.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN, transmetohet se palestinezi Murad anëtar i Hamasit ka qenë i arrestuar gjatë viteve 2010 dhe 2020, ndërsa Ibrahim ishte arrestuar në vitin 2014.

Në lajm nuk u paraqiten akuzat e drejtuara ndaj dy vëllezërve, ndërkohë që nuk jepet informacion se kur është liruar Ibrahim.

Nga zyra e zëdhënësit të policisë izraelite u informua për një sulm të armatosur të kryer ndaj izraelitëve në hyrje të Kudsit Perëndimor.

Policia izraelite bëri të ditur se dy të dyshuarit e sulmit u neutralizuan duke hapur zjarr, dhe se në ngjarje u vranë 3 izraelitë dhe u plagosën rëndë 13 të tjerë, 3 prej të cilëve rëndë.

MARKETING