Barazim mes spektaklit, Interi shmang disfatën, Reali perfekt në Champions League

Barazim mes spektaklit, Interi shmang disfatën, Reali perfekt në Champions League

Champions League zhvilloi sonte disa ndeshje të xhiros së pestë të grupeve. Në grupin D, Interi i kualifikuar (11 pikë) u duk sikur kishte ardhur thjeshtë për shëtitje në Portugali. Një barazim 3-3 me Benficën, në një sfidë ku skuadra nga Milano ishte në disavantazh të 3 golave. Ish-i i zikaltërve Joao Mario ishte i papërmbajtshëm, duke kompletuar hatt-trick për 35 minuta lojë. Goli i dytë i pësuar nga skuadra e Inzaghit, erdhi pas një gabimi të Asllanit. Interi u zgjua në pjesën e dytë, duke ngushtuar llogaritë me Arnautovic dhe Frattesi, përpara se Sanchez të barazonte shifrat. Në takimin tjetër, barazim pa gola mes Salzburg dhe Sociedad.

Në grupin B, Arsenali vulos vendin e parë në grupin B, pas suksesit të thellë 6-0 ndaj Lens. Gooners shkojnë në kuotën e 12 pikëve, 4 më shumë se PSV.

Në grupin A, Bayerni i shkëputur me 13 pikë nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Copenhagen.

Në grupin C, Real Madrid vazhdon perfeksionin, teksa sonte mundi 4-2 Napolin në shtpëi. Një sukses që bën që Los Blancos të jenë në krye me 15 pikë, ndërsa napoletanët janë në vendin e dytë me 7 pikë.

 

MARKETING