Galatasray dhe Manchester United ndahen baraz në ndeshjen dramatike në Turqi

Galatasray dhe Manchester United ndahen baraz në ndeshjen dramatike në Turqi

Ka përfunduar pa fitues dueli mes Galatasarayt dhe Manchester Unitedit, i vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Me rezultatin 3:3 u mbyll një ndeshje që dhuroi spektakël të futbollit, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, Manchester United krijoi avantazh të dyfishtë, kur Garnacho në minutën e 18-të dhe Fernandes shtatë minuta më vonë shënuan.

Hakim Ziyech ngushtoi epërsinë në minutën e 29-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

McTominay riktheu epërsinë e dy golave për mysafirët në mintuën e 55-të.

E më vonë, Galatasaray gjeti forcën për të barazuar rezultatin, me Hakim Ziyech si më meritorin.

Ai shënoi golin e dytë personal në minutën e 62-të, para se të asistonte për Akturkoglun në minutën e 71-të.

Kësisoj, Galatasaray tani shkon në vendin e dytë me pesë pikë, një më pak se Manchester United që është i fundit.

MARKETING