Adriatik Lapaj: Nuk i jap shpjegim pse shqiptarët e trevave nuk kanë shtetësinë shqiptare

Adriatik Lapaj: Nuk i jap shpjegim pse shqiptarët e trevave nuk kanë shtetësinë shqiptare

Drejtues i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk e imagjinon se përse nuk ndodh që shqiptarët e Maqedonisë dhe trevave të mos kenë shtetësinë e Shqipërisë.

“Nuk mund të jenë kushtet e marrjes së shtetësisë e të shqiptarëve të këtyre trevave me një shqiptar të një shtetas nga Pakistani. Po bota i gjëmon nga pas bashkombasit e vet për tu dhënë pasaportat. I gjëmon ku je të ta jap. Ne mos me ua dhënë njerëzve tanë, pse?”, deklaroi Adriatik Lapaj.

Ai tha se në vizionin e tij çdo shqiptar i këtyre trevave mjafton të shpreh vullnetin dhe duhet të merr pasaportën.

“Mjafton të bëj kërkesën, të vërtetoj linjën që është shqiptare, dhe duhet të marrë shtetësinë dhe nuk duhet asnjë kriter tjetër”, shtoi më tej Lapaj, duke thënë se kjo nuk rrezikon askënd. /SHENJA/

MARKETING