Presker: Maqedonia e Veriut është shumë e rëndësishme për Slloveninë

Presker: Maqedonia e Veriut është shumë e rëndësishme për Slloveninë

Maqedonia e Veriut është shumë e rëndësishme për Slloveninë e cila është një nga partnerët më të mëdhenj kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut për bashkëpunim zhvillimor. Kështu theksoi sot në një deklaratë për MIA-n ambasadori slloven Gregor Pesker, duke shtuar se në vitet e kaluara është investuar në projekte të ndryshme.

Ambasadori, i cili mori pjesë në një aktivitet informues për thirrjen e hapur për bashkëfinancim të projekteve zhvillimore në kuadër të bashkëpunimit bilateral zhvillimor, nënvizoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i mirë dhe se mbështetja nga Sllovenia do të vazhdojë.

Thirrja e hapur për bashkëfinancim të projekteve zhvillimore është publikuar nga Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të Sllovenisë në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe ambasadës së Republikës së Sllovenisë.

Sipas drejtorit të Qendrës për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar të Sllovenisë, Dejan Peshiçek, kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Shpresoj se do të gjejmë projekte, për të cilat do mundemi të ndihmojmë në realizimin e tyre. Ne mund të bashkëfinancojmë projekte infrastrukturore, transformime të gjelbra, energjetikë, arsim, digjitalizim, projekte zhvillimore, projekte që do të ndihmonin njerëzit të jetojnë më mirë”, sqaroi Peshiçek për MIA-n.

Rreth njëzet përfaqësues të komunave të ndryshme sot janë njoftuar rreth detajeve në ngjarjes informuese. Mund të merret edhe asistencë teknike me ekspertë për të mbështetur institucionet në afrimin me Bashkimin Evropian. 

MARKETING