Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur Vanja Gjorçevska

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur Vanja Gjorçevska

Vazhdon për të tretën ditë me radhë kërkimi për 14 vjeçaren e zhdukur Vanja Gjorçevska nga Shkupi e cila u zhduk në rrugën për në shkollë në lagjen e Shkupit, Debar Mëhallë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot informuan se kërkimet vazhdojnë gjatë gjithë kohës dhe se po hetohen të gjitha motivet dhe arsyet e mundshme.

Dje policia e publikoi fotografinë e saj me një përshkrim në buletinin e personave të zhdukur, kurse fotografia e saj është shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale.

Vanja u zhduk pardje rreth orës 07:20 në rrugën drejt shkollës. Sinjali i fundit nga telefoni i saj është locuar në rrugën “Partizanska” përballë sallës Universale.

 

MARKETING