Hamasi pranon listën e të burgosurve palestinezë që do të lirohen sonte nga burgjet izraelite

Hamasi pranon listën e të burgosurve palestinezë që do të lirohen sonte nga burgjet izraelite

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas ka njoftuar se ka pranuar një listë të të burgosurve palestinezë që do të lirohen sonte nga burgjet izraelite në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite të mbajtur në Gaza, transmeton Anadolu.

Izraelitët dhe palestinezët pritet të lirohen sonte më vonë, si pjesë e grupit të katërt të marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit në kuadër të marrëveshjes së vazhdueshme për pauzë humanitare.

Hamas tha se lista e të burgosurve palestinezë që do të lirohen sonte përfshin tre gra dhe 30 të mitur.

Grupi palestinez identifikoi tre gratë palestineze, respektivisht Yasmeen Shaban dhe Etaf Jaradat nga qyteti Jenin i Bregut Perëndimor dhe Jad Hammad nga Kudsi Lindor i pushtuar.

Në këmbim të lirimit të tyre, gjithashtu Hamasi do të lirojë 11 izraelitë të mbajtur në Gaza.

Një pauzë humanitare 40ditore e ndërmjetësuar nga Katari hyri në fuqi të premten, duke ndaluar përkohësisht sulmet izraelite në Gaza.

Sipas Katarit dhe Hamasit, dy ditë të tjera sot iu shtuan pauzës humanitare.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Që atëherë, sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore në Gaza, të paktën 14.854 palestinezë, përfshirë mbi 6.150 fëmijë dhe mbi 4 mijë gra, janë vrarë. Numri i zyrtar i vdekjeve izraelite është rreth 1.200.

MARKETING