ASH: Lëvizja Besa duhet të pranojë manipulimin e vitit 2020
Aleanca për Shqiptarët sot ka reaguar në lidhje me akuzat e opoztës shqiptare për të pasur një anëtarë në KSHZ.
“Reagimi i partive të sotshme opozitare është i pabazë dhe vetëm dëshmon mungesën e kozistencës së qëndrimeve të tyre politike.
Para se të kërkojnë anëtarin e KSHZ-së duke u thirrur në opozitë, Lëvizja Besa duhet të pranojë manipulimin e vitit 2020, kur duke qenë madje pjesë e listave të përbashkëta me koalicionin “MOZHEME” në pushtet mbajtën anëtarin e KSHZ-së.
Kujtojmë opinionin se aktualisht nuk po zgjidhet përbërje e re e KSHZ-së, por vetëm zëvendësohet anëtari i nominuar nga Aleanca për Shqiptarët, në përputhje me ligjin dhe zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet ne reagimin e ASH-së./Telegrafi/