Aksident në magjistralen Tetovë-Shkup, lëndohen tre person

Aksident në magjistralen Tetovë-Shkup, lëndohen tre person

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Tetovë-Shkup që ka ndodhur rreth orës 15:30.

MARKETING

“Në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën afër një objekti hoteliere, aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave të pasagjerëve me targa të Tetovës, një tip “Volkswagen Golf” i drejtuar nga 62-vjeçari SH.A. nga Zhelina e Tetovës dhe “Opel Astra” të drejtuar nga 58-vjeçari B.I. nga Tetova.
Në aksident drejtuesi i mjetit “Opel” dhe pasagjerët nga “Golf” B.A.(27) dhe 19-vjeçari A.A. nga Zhelina ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Një ekip policor nga SPB Tetovë ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

MARKETING