NPK Tetovë ka vendosur reduktime prej gjashtë orë e gjysmë në furnizimin me ujë
Në Tetovë prej sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në furnizimin me ujë çdo ditë gjithsej gjashtë orë e gjysmë për shkak të reduktimeve të cilat i ka vendosur ndërmarrja publike komunale. Shkak është defekti në filtrat e stacionit pastrues në sistemin e ri të furnizimit me ujë.
“Mungesa e ujit është pasojë e defektit të filtrave nga stacioni i pastrimit në burimet e Leshnicës, të cilët aktualisht janë jashtë përdorimit. Jemi të detyruar të marrim masa reduktuese për furnizimin me ujë sipas orarit të mëposhtëm – në intervalin kohor nga ora 12:30 deri në 15:30 dhe në intervalin kohor nga ora 01:00 deri në 04:30. Kërkojmë mirëkuptim për këtë situatë të pakëndshme në këto periudha të kufizuara kohore të furnizimit me ujë”, njoftojnë nga NPK Tetovë.
Nga NPK Tetovë theksojnë se punëtorët e tyre po punojnë në tejkalimin e problemeve teknike.