Aksion i doganës dhe policisë në veri, dyshohet për disa vepra penale
Dogana e Kosovës në asistim nga Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion, ku janë bastisur katër lokacione.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
“Ky aksion është duke u referuar me urdhër të Prokurorisë Speciale ku dyshohet për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Lutfiu, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Klankosova.tv tha se policia është duke i asistuar doganës dhe janë bastisur katër lokacione.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të arrestuar nga ky aksion. Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar në lidhje me ngjarjen.