E enjtja ditë jo pune, kurse të mërkurën orar i shkurtuar pune për administratën publike dhe shtetërore në Shkup
Të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike të territorit të Qytetit të Shkupit më 29 nëntor (e mërkurë) do të punojnë me orar të shkurtuar deri ora 12:00, kurse më 30 nëntor (e enjte) përcaktohet si ditë jo pune, njofton Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, bazuar në konkluzionet e arritura në seancën e 199-të të Qeverisë të mbajtur të martën.
“Ky vendim ka të bëjë edhe me shkollat fillore dhe të mesme në zonat e Qytetit të Shkupit, megjithatë vërejmë se nuk ka të bëjë me institucionet parashkollore publike dhe objektet shëndetësore. Ju informojmë se të njëjtë duhet të zhvillojnë planet e tyre të cilat do të mundësojnë funksionimin normal të institucioneve”, theksojnë nga MPPS.
Rekomandohet që komunat e Qytetit të Shkupit ti zbatojnë konkluzionet.
Vendimi i tillë është sjellë për shkak të mbledhjes së 30-të ministrore të OSBE-së e cila do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor të vitit 2023 në Shkup në organizimin e Ministrisë për Punë të Jashtme.