Nga e premtja më ftohtë me reshje shiu dhe bore
Nga dita e nesërme do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit. Të premten do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite nën ndikimin e valës së re të lagësht do të ketë reshje të shiut, ndërsa më të dendura do të jenë në orët e natës kur në viset malore do të kalojnë në borë, kumtoi DPHM.
Gjatë fundjavës dë të ketë mot të ndryshueshëm dhe me vranësira dhe i ftohtë me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Gjithashtu do të ketë edhe reshje lokale të dobëta në viset më të larta ku do të ketë reshje bore.
Temperaturat e mëngjesit do të ulen deri në minus dy, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius.