Rritet në 48 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Rritet në 48 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se është rritur në 48 numri i ushtarëve të saj të vrarë që nga 31 tetori e deri më tani gjatë luftimeve në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se edhe dy ushtarë të tjerë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Rripin e Gazës.

Po ashtu bëhet e ditur se në luftime janë plagosur rëndë 4 ushtarë tjerë izraelitë.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë në luftimet brenda Rripit të Gazës që nga 31 tetori është rritur në 48.

MARKETING