Shkëndija klubi më i mirë shqiptar në UEFA!

Shkëndija klubi më i mirë shqiptar në UEFA!

UEFA ka publikuar listën më të re të renditjes në nivel klubesh, ku bëjnë pjesë edhe skuadrat nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

MARKETING

Description of image

Në mesin e 421 skuadrave, bëjnë pjesë edhe 19 skuadra shqiptare, përfshirë këtu 7 nga Shqipëria 7 skuadra nga Kosova, 4 nga Maqedonia dhe një nga Mali i Zi.

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit të skuadrës kampione të Kosovës, Ballkanit, që dy herë rresht po luan në grupet e Ligës së Konferencës, Shkëndija vazhdon të mbetet skuadra më mirë e ranguar shqiptare. Skuadra “kuqezi” nga Tetova renditet në pozitën e 169-të, duke lënë pas vetes Ballkanin, që renditet në pozitën e 172.

Skuadra e tretë shqiptare më mirë e ranguar në këtë renditje, është FC Shkupi, që mban pozitën e 174-të.

TOP5, mbyllet me Partizanin në pozitën e 200-të dhe Dritën e Gjilanit një pozitë më poshtë.

Pason Laçi në pozitën e 220, pastaj Tirana në vendin e 243 dhe Teuta që renditet në pozitën e 285. Të gjitha skuadrat tjera renditen pas pozitës së 300-të, ndërsa më dobët e ranguar është Egnatia që mban pozitën e 411-të.

Vlen të theksohet se në këtë renditje, skuadra kampione e Maqedonisë, Struga Trim Lum ka bërë lëvizjen më të madhe pozitive nga viti i kaluar, duke ecur para plotë 90 pozita dhe nga pozita e 417-të, tashmë renditet në pozitën e 327-të, duke u bërë kështu forca e tretë nga Maqedonia.

MARKETING