(VIDEO) Gjykatës Penale Ndërkombëtare i kërkohet të shpallë se Izraeli po bën gjenocid në Gaza

(VIDEO) Gjykatës Penale Ndërkombëtare i kërkohet të shpallë se Izraeli po bën gjenocid në Gaza

Mediat në SHBA pretendojnë se brenda disa ditëve mund të arrihet marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për shkëmbimin e pengjeve gra dhe fëmijëve izraelitë në këmbim për lirimin e të burgosurve gra dhe fëmijëve palestinezë.

Një zyrtar i lartë izraelit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka folur për gazetën “The Washington Post” deklaroi se është planifikuar që gratë dhe fëmijët izraelitë dhe palestinezë të lirohen njëkohësisht në formën e grupeve. Në kuadër të marrëveshjes për të cilën thuhet se ka mundësi të arrihet brenda disa ditësh, zyrtari izraelit ka mbrojtur idenë e tij se do të shpallet armëpushim 5 ditor i cili do të sigurojë mundësi për mbërritjen e pengjeve në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre dhe rritjen e hyrjes së ndihmave humanitare për Gazën.

Ndërkohë, në një e-mail dërguar punonjësve të tij, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken pranoi se ka mosmarrëveshje brenda Departamentit lidhur me qasjen e administratës së presidentit Joe Biden ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza, “Unë e di që për shumë prej jush, dhimbja e shkaktuar nga kjo krizë ka ndikim të thellë”. Blinken tha se ishte zemërthyese të shihje imazhet e foshnjave, fëmijëve, të moshuarve, grave dhe civilëve të tjerë që vuanin në këtë krizë dhe se ai “e ndjente këtë”.

Ndërkohë, 100 diplomatë nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) akuzuan presidentin Biden për “përhapjen e informacionit të rremë” në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza.

Në deklaratën e nënshkruar nga diplomatët thuhej se “Izraeli kryen krime lufte në Gaza” ndërsa këshillohej Biden të vinte në dyshim më shumë veprimet e Izraelit.

Ndërkohë, përfaqësuesit ligjor të viktimave palestineze kanë kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) që të përfshijë sulmet izraelite në Gaza në kuadër të hetimeve në vazhdim mbi Palestinën, respektivisht duke kërkuar përfshirjen e “gjenocidit” në fushëveprimin e gjykatës.

Politikani irlandez, Richard Boyd Barrett deklaroi se Izraeli është “shtet kolonial i aparteidit”, themelet e të cilit janë ndërtuar mbi “spastrimin etnik” dhe pushtimin e paligjshëm të tokave palestineze. /SHENJA/

 

MARKETING