Një nënë shqiptare dhe katër fëmijët e saj evakuohen nga Gaza

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se pas tri javësh përpjekjesh e vështirësish kanë arritur që t’i evakuojnë nga Gaza një nënë dhe katër fëmijët e saj të mitur.
“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata tashmë janë të sigurt në Egjipt, ndërsa ne vazhdojmë procedurat për kthimin e tyre në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur. Mirënjohje autoriteteve të Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, OKB dhe ICRC për mbështetjen dhe për kolegët e Ambasadave Shqiptare në Izrael dhe Gaza për punën e mirë në këtë operacion kompleks”, ka shkruar Hasani.
“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë dhe të sigurt të qytetarëve të tjerë nga Gaza”, ka shkruar Hasani.