Besart Ibraimi: Pas fitores ndaj Vardarit dhe Shkëndijës, tani luftojmë për kreun!

Besart Ibraimi: Pas fitores ndaj Vardarit dhe Shkëndijës, tani luftojmë për kreun!

“Jemi në një moment shumë të mirë, sidomos pas asaj fitore ndaj Shkëndijës. Atmosfera në grup është e shkëlqyer, ka shumë pozitivitet në skuadër, ashtu që shpresoj një ambient i tillë të vazhdojë edhe pas ndeshjes me AP Brera. E respektojmë kundërshtarin, mirëpo nëse luajmë sikurse në ndeshjen e fundit, me përkushtim maksimal dhe dëshirë të njëjtë, besoj se edhe nga Strumica do të rikthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Besart Ibraimi, i cili nuk fsheh apetitet e tij, duke kërkuar sërish kreun e tabelës me Struga Trim Lum, me të cilën skuadër edicionin e kaluar u shpall kampion.

“Pas fitoreve në ndeshjet e fundit ndaj Vardarit dhe Shkëndijës, sigurisht që e duam kreun e tabelës, edhe pse neve si skuadër marrim ndeshjet një nga një dhe besojmë se me një përkushtim, me shumë disciplinë dhe angazhim maksimal, mundet që sërish të jemi konkurrent serioz për titullin e kampionit”, përfundoi Ibraimi, i cili këtë edicion në Ligën e Parë në 11 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar 6 gola dhe 4 asistime.

MARKETING