(VIDEO) Mexhiti: Ka ardh koha që prokuroria t’i thotë me emër dhe mbiemër shkaktarët e skandalit në Onkologji

(VIDEO) Mexhiti: Ka ardh koha që prokuroria t’i thotë me emër dhe mbiemër shkaktarët e skandalit në Onkologji

Ministri i Shëndetësis Fatmir Mexhiti bëri thirrje që prokuroria të dalë me emër e mbiemër për skandalin në Onkologji. Ai zotohet se së bashku me kolegët e tij të fushës së shëndetësis dhe me gazetarët do të përmirëojnë gjendjen në shendetësi.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësis

“Është koha që Prokuroria të dalë me emrin dhe mbiemrin e duhur për Onkologjinë, sepse ky kostum që më shihni sot, kjo kravatë po më mbyt. Sot ndihem më mirë këtu dhe kam emocione. Më lejoni t’ju them se palltoja e bardhë më shkon dhe ju thashë që në ditën e parë që nuk preferoj të jem politikan i asnjë partie, por do të jem mjek dhe kështu do të qëndrojë bashkë me kolegët dhe bashkë me ju do t’i përmirësojmë gjërat”.

Përndryshe, para dy dite ministri bëri të njohur se për tre muaj, në Klinikën e Radiologjisë dhe Onkologjisë pritet të lëshohet në përdorim akcelatori i ri,  i cili do të jetë për nevojat e pacientëve me sëmundje malinje.

Javën e kaluar, kur përfundoi dëgjimi i dëshmitarëve nga komisioni hetimor për skandalin e Onkologjisë në Kuvend, prokurori publik Ljubomir Joveski raportoi se rasti po trajtohet me kujdes dhe ekspertizë dhe se e vërteta do të dalë në shesh, por për shkak të hetimi, gjatë dëshmisë para deputetëve, nuk zbuluan detaje.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING