Milevski publikon emrat e futbollistëve me të cilët do të luaj ndaj Italisë dhe Anglisë!

Milevski publikon emrat e futbollistëve me të cilët do të luaj ndaj Italisë dhe Anglisë!

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet eliminatore për Kampionatin Europian 2024, kundër Italisë dhe Anglisë. Ndonëse shanset për kualifikim në Evropian janë zbehur, megjithatë të përzgjedhurit e Milevskit kanë motiv shtesë për të treguar paraqitje dinjitoze, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për përfaqësuese me emër si Italia e Anglia. Risi në listën e Maqedonisë është rikthimi i mesfushorit, Tihomir Kostadinov, teksa në sulm sërish është ftuar Erdon Daci. Gjithashtu në këtë listë janë ftuar edhe 6 futbollistë tjerë shqiptarë të cilët pritet të japin kontribut në këto 2 ndeshje. Grumbullimi zyrtar i reprezentuesve të vendit për ndeshjet e ardhshme kundër Italisë dhe Anglisë është caktuar për më 13 nëntor në Hotel Hilton në Shkup.

MARKETING