Dedaj në Hagë: Kam kërkuar që seancat të jenë të mbyllura që të mos më rrezikohet familja dhe e ardhmja
Ish-ambasadori i Kosovës më Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, po vazhdon edhe këtë të martë të jap dëshmi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Dedaj është dëshmitari i 33-të me radhë në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Me fillimin e dëshmisë së tij, Dedaj tha se ka kërkuar që seancat të jenë të mbyllura që të mos rrezikohet e ardhmja dhe familja e tij.
“Unë jam resposible, jam përgjegjës për fatin e fëmijëve të gjeneratave, mbesave e nipave të mi dhe për këta duhet me pas konsideratë. Kam kërku gjatë bisedave me ju që seancat të jenë të mbyllura për mos me ma rreziku familjen dhe të ardhmen në Kosovë. Nëse qëllimi i kësaj gjykate është vetëm me nxjerrë çka keni dëshirë dhe të ndodhë çka do me Kosovën, na hapni plagë të reja, ajo është tjetër gjë”, u shpreh ai. /Telegrafi/