Bie edhe Arsenali, i vetmi ekip i pamposhtur në Angli është…

Bie edhe Arsenali, i vetmi ekip i pamposhtur në Angli është…

Mançester Junajtidi ka shënuar dy gola pas minutës së 90-të këtë sezon në Premier Ligë (pas Fernandeshit të shtunën edhe MekTominejt ndaj Brentfordit), po aq sa kishin realizuar në 2 sezonet e shkuar së bashku.

– Bruno Fernandesh është përfshirë direkt në 122 gola në 200 ndeshje për Junajtidin në të gjitha kompeticionet (67 gola, 55 asiste), 33 më shumë se çdo lojtar tjetër në klub që prej debutimit të tij në shkurt 2020 (Markus Rashford 89).

– Arsenali humbi për herë të parë këtë sezon në Premier Ligë ndaj Njukasëllit, duke lënë vetëm Totenhemin ekip të pamposhtur aktualisht.

– Kundër Njukasëllit ishte hera e parë që Arsenali dështoi që të shënonte në të gjithë kompeticionet këtë sezon (ndeshja e 17-të). Njukasëlli ishte gjithashtu skuadra e parë që ndaloi “topçinjtë” të shënonin në Premier Ligë sezonin e shkuar (0-0 në janar).

MARKETING