Dedaj në Hagë flet për dëshmitë e dhëna më parë: Nuk kam qenë normal

Dedaj në Hagë flet për dëshmitë e dhëna më parë: Nuk kam qenë normal

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është duke vazhduar të japë dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara.
Ai ka deklaruar se është bërë “pishman” për një prej deklaratave që ka dhënë në lidhur me zhvillimet e vitit 1998.

“Këto deklarata i kam dhënë në gjendje të rëndë, të vështirë dhe shpesh herë i kam ekzagjeruar sepse nuk e kam ditë që këto kanë me u bë temë një ditë, e as që do të ketë gjykatë kundër Kosovës”, ka thënë Dedaj.
Ai tutje ka shtuar se në shumicën e dëshmive nuk ka qenë në gjendje të mirë psikike.

“Në 90 për qind të deklarimeve që i kam bërë pasluftës s’kam qenë normal dhe në gjendje për të thënë të vërtetën. Jam i gatshëm të ballafaqohem me çdo gjë…Edhe sot që jam këtu thash se jam kufomë, s’kam asnjë vlerë. Nuk e di pse jam gjallë, unë nuk ligështohem, jam i guximshëm dhe jam i përgatitur për të dhënë jetën….”, ka thënë Dedaj.

MARKETING