“Lufta në Gaza do t’i kushtojë Izraelit 51 miliardë dollarë”

“Lufta në Gaza do t’i kushtojë Izraelit 51 miliardë dollarë”

Vlerësimet paraprake izraelite treguan se lufta në Gaza do t’i kushtojë buxhetit të vendit 200 miliardë shekelë (51 miliardë dollarë), raporton Anadolu.

“Përllogaritja fillestare e Ministrisë së Financave për koston e luftës në arkën e shtetit bazohet në faktin se situata nuk do të zgjasë më shumë se një vit, se nuk do të ndërtohen arena shtesë dhe se ushtarët rezervë do të kthehen së shpejti në punë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Financave të Izraelit, raporton gazeta “Yedioth Ahronoth”.

I njëjti burim raporton se këto janë vlerësime paraprake që parashikojnë se lufta në Gaza do të kushtojë 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Izraelit.

Në vlerësimin e Ministrisë së Financave thuhet se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë dhe se ekonomia nuk do të kthehet shpejt në trendin e paraluftës.

MARKETING