Osmani merr pjesë në Konferencën ministrore të Frankofonisë në Jaunde, Kamerun

Osmani merr pjesë në Konferencën ministrore të Frankofonisë në Jaunde, Kamerun

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën ministrore të Frankofonisë në Jaunde të Kamerunit.

Osmani, gjatë konferencës në fjalë, do t’i drejtohet seancës me dyer të mbyllura për vendet anëtare të plota dhe qeveritë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, me temën “Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë përballë rënieve të vazhdueshme të demokracisë në rajonin e Frankogonisë”, si dhe debati me temë: “Mirëqeverisja: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik dhe kulturor për frankofonët”.

Njëherit, ministri Osmani është paraparë të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale, ndër të cilat janë ministrat e Punëve të Jashtme të Francës, Zvicrës, Andorrës, Luksemburgut etj.

Konferenca ministrore e Frankofonisë është një nga tre organet e përfshira në Kartën e Frankofonisë dhe siguron vazhdimësi politike të Samitit të Frankofonisë. Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e Organizatës që nga viti 2006.

MARKETING