CNN: Stuhia Ciarán godet Evropën, 6 të vdekur, mbi 1 milionë njerëz pa energji elektrike

CNN: Stuhia Ciarán godet Evropën, 6 të vdekur, mbi 1 milionë njerëz pa energji elektrike

Stuhia Ciarán ka sjellë erëra të forta në Francë, Ishujt e Kanalit dhe Anglinë jugore, duke lënë më shumë se një milion njerëz pa energji elektrike dhe duke detyruar qindra shkolla të mbyllen.

CNN raporton se stuhia ka marrë të paktën gjashtë jetë, dy në Francë dhe dy të tjera në Belgjikë.

Në Francë, 1.2 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike për shkak të erërave me mbi 120 km/h që goditën zonën e Finistère në veriperëndim, sipas agjencisë meteorologjike të vendit Meteo-France. Shpejtësia e erës theu disa rekorde lokale.

“Erërat shumë të forta dhe stuhitë që ndoqën njëra-tjetrën gjatë gjithë natës ndikuan në rënien në tokë të shumë pemëve, degëve dhe linjave elektrike dhe telefonike”, thuhet në një deklaratë nga autoritetet.

MARKETING