PPRMV: Informacionet e nxjerra për parahetimin për Onkologjinë janë të gabueshme dhe mund ta shqetësojnë opinionin
Informacionet e nxjerra sot në lidhje me parahetimin në Klinikën e Onkologjisë janë të gabuara dhe mund të shkaktojnë shqetësim të opinionit, reagoi Prokuroria Publike përmes një shkrese për mediat.
Siç edhe paraprakisht bëri të ditur, Prokuroria Themelore Publike Shkup në kuadër të procedurës parahetimore për lëndën lidhur me punën e Klinikës së Onkologjisë, me kërkesë nga data 13 shtator të vitit 2023, menjëherë i ka siguruar të gjitha raportet përgatitura nga mbikëqyrjet e kryera të jashtëzakonshme të Fondit për Sigurim Shëndetësor, për punën financiare të Klinikës, për periudhën 1 janar 2015 – mars 2023.
Thekson se nuk bëhet fjalë për dokumente nga informatorët, por për dokumente zyrtare nga organet shtetërore në dispozicion të hetimit.
PPRMV-së njoftoi se sipas informacioneve që ka marrë nga Fondi, në fazën përfundimtare të përpunimit ëhtë një raport i ri tremujor, për periudhën deri në qershor të vitit 2023, dhe se pas përgatitjes ai raport menjëherë do të dorëzohet në Prokurori.
“Theksojmë se nuk ka asnjë raport dhe nuk është përgatitur asnjë raport që mbulon periudhën deri në gusht të vitit 2023. Të gjitha provat e lëndës janë siguruar dhe tashmë janë lëndë e analizës nga ekspertët. Procedura parahetimore nuk përfshin një periudhë të caktuar kohore dhe i shqyrton të gjitha paligjshmëritë e mundshme pavarësisht se kur kanë ndodhur. Kushdo që ka njohuri shtesë për këtë ngjarje ka ppër obligim t’i raportojë tek organet kompetente”, theksojnë nga PPRMV-së.