Një punëtor lëndohet rëndë në Shkup
Lëndime të rënda trupore ka marrë një djalë 19-të vjeçar Z.L. gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt në ndërtim në rajonin e komunës Qendër.
Siç kumtoi MPJ, rasti dje është raportuar në SPB Shkup nga Kompleksi i klinikave “Nëna Terezë”.
Mbikqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe për ngjarjen është njoftuar inspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës.