“El Clasico” lë me pasoja Realin, mesfushori mbyll para kohe vitin 2023
El Clasico kundër Barcelonës lë shenjë te Real Madrid, teksa madrilenët humbasin shërbimet e Aurelien Tchouameni për gjashtë deri në tetë javë.
Mesfushori ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe është i detyruar ta mbyllë para kohe këtë vit, për t’u rikthyer vetëm në 2024-tën.
Francezi do të nisë menjëherë periudhën e rehabilitimit teksa do të jetë në fokusin e përditshëm të stafit mjekësor.