Kreu i Hamasit, Haniyeh: Lufta në Gaza do të nxjerrë gjithë rajonin jashtë kontrollit

Kreu i Hamasit, Haniyeh: Lufta në Gaza do të nxjerrë gjithë rajonin jashtë kontrollit

Kreu i zyrës politike të grupit të rezistencës palestineze Hamas, Ismail Haniyeh paralajmëroi të enjten për pasojat e vazhdimit të luftës së Izraelit kundër Gazës, transmeton Anadolu.

“Lufta në Gaza do ta nxjerrë jashtë kontrollit të gjithë rajonin”, tha Haniyeh në një deklaratë televizive të transmetuar nga TV Al-Aqsa e lidhur me Hamasin.

Ai theksoi se pas 20 ditëve të luftës në Gaza, rezistenca është “shumë mirë”. Haniyeh konfirmoi se të gjitha grupet e rezistencës në Palestinë, përfshirë Hamasin, janë “lëvizje nacionalçlirimtare”, duke thënë se “terroristë është pushtuesi, ata që e mbështesin dhe ata që heshtin për masakrat”.

“Agresioni i vazhdueshëm ndaj Gazës do ta nxjerrë të gjithë rajonin jashtë kontrollit. Në të vërtetë, sot rajoni është bërë një çati e nxehtë prej kallaji dhe askush nuk mund të parashikojë drejtimin apo përfundimin e tij”, tha ai.

Shefi i Hamasit bëri thirrje për hapjen e të gjitha vendkalimeve, veçanërisht të Rafahut, për të lejuar qasjen e të gjitha gjërave që i nevojiten Gazës “pa kufizime apo kushte”.

Haniyeh u bëri thirrje “të gjithë njerëzve të lirë të botës dhe të gjitha vendeve mike, vëllazërore dhe aleate, të ushtrojnë të gjithë presionin e nevojshëm në të gjitha nivelet për të ndalur agresionin në Gaza dhe për të ndaluar këtë luftë kundër fëmijëve, grave dhe të moshuarve tanë, xhamive, universiteteve dhe shtëpive”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë presidentëve, liderëve dhe kreatorëve të opinionit që të konfirmojnë qartë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë legjitimitetin e rezistencës në Palestinë dhe legjitimitetin e Hamasit.

MARKETING