Në Qeveri nesër biseda për shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore
Në Qeveri nesër duhet të mbahen biseda ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatës përfaqësuese të AOGJSH-së. Në takim do të bisedohet për problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore.
Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritjen e rrogës për 78 për qind dhe kthimin e shtesave të pagës.
Të enjten e kaluar, administrata e gjykatës paralajmëroi se nuk do t’i trajtojë as rastet urgjente nëse Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatat.
“Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme që nëse grupi i punës nuk ulet të negociojë edhe pas kësaj proteste, i gjithë gjyqësori do të paralizohet. Çdo prolongim i mëtutjeshëm dhe shmangie e zgjidhjes do të shkaktojë zemërim shtesë te grevistët, ndërsa për pasojat nga ky zemërim nuk do të mbajë përgjegjësi sindikata e AOGJSH=së”, deklaroi kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Dejanoski të enjten e kaluar.
Më herët, rreth një muaj më parë, qeveria formoi një grup pune për zgjidhjen e kërkesave të administratës gjyqësore.