Të shtëna masive në Maine të SHBA, 22 të vrarë dhe 60 të plagosur – autori i sulmit në arrati

Të shtëna masive në Maine të SHBA, 22 të vrarë dhe 60 të plagosur – autori i sulmit në arrati

Mediat amerikane raportojnë se 22 persona janë vrarë dhe 60 tjerë janë plagosur, nga të shtënat masive që ndodhën të enjten mbrëmë në qytetin Lewiston në shtetin amerikan Maine, raporton CNN duke u thirrur në burime brenda policisë.

Zyra e sherifit të qarkut Androscoggin, ka publikuar dy fotografi të dyshuarit në Facebook, duke theksuar se aktualisht është në arrati, transmeton Telegrafi.

Nga qytetarët është kërkuar që të ndihmojnë në lokalizimin e të dyshuarit, një burrë me mjekër dhe këmishë e xhinse të veshura, që mbante pushkë automatike në dorë.

Të shtënat raportohet të kenë ndodhur në tre objekte të ndryshme. Qendra medicinale në Lewinston ka njoftuar se ka  ndërmarrë të gjitha masat pas raportimit për të shtëna masive.

Sun Journal duke u thirrur në deklaratat e zëdhënësit të policisë në Lewiston, ka bërë të ditur se të shtënat kanë ndodhur në objekte të ndryshme, përfshirë një restorant.

Për ngjarjen është informuar edhe presidenti amerikan Joe Biden si dhe guvernatorja e shtetit amerikan Maine, Janet Mills.

MARKETING