Pesëshja diplomatike mbërrijnë te Kurti

Pesëshja diplomatike mbërrijnë te Kurti

Pesë diplomatët perëndimorë kanë arritur në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi ishte i paraparë të mbahet në orën 10:00, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të premten.

Pesëshja diplomatike përbëhet nga emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretari i ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Telegrafi merr vesh se emisarët për dialogun Kosovë-Serbi pritet të sjellin draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përgatitur prej tyre.

“Bazë e këtij drafti është edhe Pakoja e Ahtisaarit”, tha ky burim.

Siç shkruan Telegrafi, kjo përputhet me një bisedë që përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka pasur gjatë shtatorit me disa ministra të punëve të jashtme (përfshirë te Shqipërisë dhe Maqedonisë) në Santander të Spanjës.

E Kurti të premten ka deklaruar se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një ngjarjeje në Shtime, pasi është pyetur se çfarë pritet të kërkohet nga Kosova gjatë vizitës së pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë.

MARKETING