Një zyrtar i Departamentit të Shtetit jep dorëheqjen për mbështetjen e njëanshme të SHBA-së për Izraelin

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit jep dorëheqjen për mbështetjen e njëanshme të SHBA-së për Izraelin

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Josh Paul, i cili mbikëqyrte tregtinë e armëve, dha dorëheqjen këtë javë në shenjë proteste kundër vendimit të administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të vazhduar dërgimin e armëve dhe municioneve në Izrael, i cili vazhdon të kryejë sulme ajrore në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Josh Paul, i cili kaloi më shumë se 11 vjet në Zyrën e Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit, tha se ai po largohet sepse beson se mbështetja amerikane për Izraelin do të çojë në vuajtje më të mëdha për izraelitët dhe palestinezët.

“Më lejoni të jem i qartë: sulmi i Hamasit ndaj Izraelit nuk ishte vetëm monstruoz, por ishte një monstruozitet mbi monstruozitete. Por unë besoj në thellësi të shpirtit tim se përgjigja që jep Izraeli dhe bashkë me të edhe mbështetja amerikane për atë përgjigje dhe status quo-ja e pushtimit, do të çojë vetëm në vuajtje më të mëdha dhe më të thella si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët – dhe nuk është në interesin afatgjatë të Amerikës. Mbështetja e verbër për njërën palë është shkatërruese në afat të gjatë për interesat e njerëzve në të dyja anët”, tha Paul.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Paul shprehu dëshirën e tij për të mbrojtur njerëzit e pafajshëm, si izraelitë ashtu edhe palestinezë.

“Ndëshkimi kolektiv është armiku i kësaj dëshire, nëse përfshin prishjen e një shtëpie apo një mijë; po kështu është spastrimi etnik; po ashtu është pushtimi, si dhe aparteidi”, tha Paul.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden mori pjesë në një takim të kabinetit të luftës të Izraelit të mërkurën dhe u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku tha se SHBA-të “do të vazhdojnë të mbështesin Izraelin”.

“Ju nuk jeni vetëm. Siç e kam theksuar më parë, ne do të vazhdojmë t’ia mbrojmë shpinën Izraelit ndërsa ju punoni për të mbrojtur popullin tuaj”, tha Biden gjatë takimit në Tel Aviv.

Netanyahu tha se kjo është “një lloj tjetër lufte” sepse Hamasi është “një lloj tjetër armiku” dhe akuzoi Hamasin për maksimizimin e viktimave civile ndërsa Izraeli kërkon “të minimizojë viktimat civile”.

Vizita e Biden erdhi një ditë pasi të paktën 471 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza.

MARKETING