Zyra e jashtme britanike: Mbretëria e Bashkuar monitoron raportet e sulmit në spitalin në Gaza

Zyra e jashtme britanike: Mbretëria e Bashkuar monitoron raportet e sulmit në spitalin në Gaza

Zyra e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se qeveria britanike po monitoron raportet për një “sulm të dukshëm në një spital në Gaza”, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat lokale, kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të vizitojë Izraelin këtë javë.

Qeveria britanike ka refuzuar të komentojë mbi planet e udhëtimit të kryeministrit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.

Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.

MARKETING