Ministria e Jashtme Palestineze: Sulmi i Izraelit ndaj Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza është krim lufte
Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës ka deklaruar se sulmi nga avionët luftarakë izraelitë ndaj Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza është “krim lufte”, transmeton anadolu.
Një reagimin e ministrisë palestineze theksohet se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një “krim lufte” duke shënjestruar Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza.
“Kjo është krim kundër njerëzimit”, tha ministria.
Njoftohet se më shumë se 500 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të Izraelit ndaj Spitalit Baptist al-Ahli në Gaza.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.