Kreu i inteligjencës izraelite: Ne kemi dështuar në misionin tonë më të rëndësishëm

Kreu i inteligjencës izraelite: Ne kemi dështuar në misionin tonë më të rëndësishëm

Shefi i inteligjencës së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se ai ishte përgjegjës për dështimin që bëri që Hamas të kryente sulmin e tij masiv ndaj Izraelit më 7 tetor.

Në një letër drejtuar trupave, gjeneral Aharon Haliva shkruajti se: Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake, nën komandën time, nuk arriti të paralajmëronte për sulmin terrorist të kryer nga Hamasi. Ne kemi dështuar në misionin tonë më të rëndësishëm dhe unë si drejtues i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake mbaj përgjegjësi të plotë për dështimin.

Sipas BBC, Haliva vazhdoi duke thënë se do të ketë një hetim “të thellë dhe gjithëpërfshirës”, por detyra e vetme e IDF tani është “të luftojë përsëri dhe të fitojë”.

Kujtohet se të hënën, nga ana e tij, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme të Izraelit, Ronan Barr, në një letër drejtuar punonjësve të Shërbimit, mori përgjegjësinë për dështimet që çuan në masakrat e shtetasve izraelitë dhe të huaj nga Hamasi, në kufirin e Rripit të Gazës.

Në të, Barr tha se mungesa e paralajmërimit për një sulm të Hamasit është një çështje shqetësuese për të dhe për Shin Bet. “Megjithë një sërë veprimesh që ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte parandalimin e sulmit. Si person në krye të organizatës, përgjegjësia për këtë është e imja”, ishte deklarata e tij fillestare.

Më pas, ai ka theksuar se “do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi”.

MARKETING