Ministri izraelit i Mbrojtjes: “Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe me kosto të rëndë por do të fitojmë”

Ministri izraelit i Mbrojtjes: “Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe me kosto të rëndë por do të fitojmë”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant në një deklaratë pas takimit të kabinetit të luftës ku mori pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se “Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe me kosto të rëndë, por do të fitojmë”, transmeton Anadolu.

Pas takimit të kabinetit të luftës, Gallant bëri një deklaratë bashkë me sekretarin Blinken i cili ka vizituar Tel Avivin për herë të dytë pas turneut të tij rajonal këtë javë.

“E kemi ditur se SHBA-ja ka qenë gjithmonë aleat i mirë por që sot Izraeli dhe e gjithë bota e kanë parë këtë me sytë e tyre”, deklaroi Gallant duke shtuar se Blinken këtë javë ka ardhur për herë të dytë dhe se Izraeli është vizituar edhe nga emra të tjerë të nivelit të lartë nga Washingtoni. “Të gjithë e dinë se çfarë kupton valëvitja e flamurit amerikan në Mesdhe”, tha Gallant.

Pasi njoftoi se janë të përkushtuar ndaj qytetarëve dhe ushtarëve izraelitë në të dy anët e kufirit të Gazës, ministri izraelit i Mbrojtjes tha: “Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe me kosto të rëndë por do të fitojmë”.

Në deklaratën dhe pamjet e ndara nga ministri izraelit i Mbrojtjes nuk u paraqitën deklaratat e sekretarit Blinken.

Pas luftimeve të fundit që filluan më 7 tetor në Rripin e Gazës nën bllokadë mes grupeve palestineze dhe Izraelit, Blinken vizitoi Izraelin më 12 tetor dhe pas këtij vendi në takimet diplomatike të zhvilluara në rajon ai vizitoi Jordaninë, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin.

Blinken mori pjesë në takimin e kabinetit të luftës së Izraelit me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

MARKETING